“The Guardian” raporton se numri i biçikletave në Kopenhagen është 35.080, ndërsa ai i makinave ka mbetur me 252 mijë.
Sipas gazetës, sforcimet për të krijuar një qytet biçikletash janë shpërblyer, ndërkohë që “trafiku i tyre është shtuar me 68% në 20 vjet”.
Kopenhagen nuk është qyteti i parë që ka arritur një objektiv të tillë. Rekordi absolut i takon Amsterdamit në Holandë.
Holanda ka 22,000 milje korsi biçikletash dhe më shumë se një e katërta e lëvizjeve kryhet me biçikletë, krahasuar me 2% në Britaninë e madhe. 38% ne Amsterdam dhe 59% në qytetin Universitar të Groningen.
Të gjitha qytetet kryesore të Holandës kane aplikuar “shërbyesit civilë të biçikletave”, të cilët kanë detyrë të mirëmbajnë rrjetin e korsive. Kështu popullariteti i biçikletës është duke u rritur, pjesërisht falë zhvillimit të biçikletave elektrike.
Unioni i Çiklistëve që fillimisht ishte një grup aktivistësh të zakonshëm, tani është një organizatë e respektuar me 40,000 anëtarë.
(da.xha/BalkanWeb)