Kampionati Botëror i Futbollit “2022 FIFA World Cup”, po afrohet, ndërsa shteti i pasur i Katarit është në pjesën dominuese të punëve për të përfunduar renovimin, respektivisht ndërtimin e stadiumeve të reja, që do të jenë pritës të ngjarjes më të madhe në botën e futbollit.
Stadiumet janë që të gjitha fjala e fundit e teknologjisë së ndërtimit – ku përfshihet kontrolli i rrezatimit solar dhe erërave të ngrohta dhe kontrolli klimatik me zero emetim karboni.
Temperaturat gjatë verës në Katar janë mbi 40 gradë Celsius, andaj po ndërmerren të gjitha masat që falë teknologjisë së avancuar, brenda stadiumit të mbizotërojë freskia e nevojshme.
Pas përfundimit të kampionatit ndërkaq, disa pjesë të stadiumeve do të çmonotohen dhe do të dërgohen si ndihmë për shtetet në zhvillim – që do të ndërtojnë 22 stadiume të reja.
Katari ndërkaq, ka propozuar renovimin e 3 stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e nëntë stadiumeve të reja, që do të kushtojnë rreth 3 miliardë dollarë.
Kampionati Botëror ndërkaq, do të mbahet në shtatë qytete të Katarit: Al-Daayen, Al-Khor, Al-Rayyan, Al-Shamal, Al-Wakrah, Doha and Umm Slal.
Ja një përshkrim i shkurtër i 12 stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit – “2022 FIFA World Cup”.
1. “Al-Gharafa Stadium”

Me vendndodhje në Al-Rayyan, ky stadium do të rinovohet, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve.
2. “Al-Khor Stadium”

Ky stadium do të ndërtohet në Al-Khor, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve dhe të tetat e finales.
3. “Al-Rayyan Stadium”

Me vendndodhje në Al-Rayyan, ky stadium do të rinovohet, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve.
4. “Al-Shamal Stadium”

Ky stadium do të ndërtohet në Al-Shamal, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve.
5. “Al-Wakrah Stadium”

Ky stadium do të ndërtohet në Al-Wakrah, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve dhe të tetat e finales.
6. “Doha Port Stadium”

Ky stadium do të ndërtohet në Doha, në kryeqytetin e Katarit. Ndeshjet e grupeve, të tetat e finalës dhe çerekfinalet do të luhen në këtë stadium.
7. “Lusail Iconic Stadium”
![]()
Ky stadium do të ndërtohet në Al-Dayeen. Ndeshja hapëse e Kampionatit, pastaj ndeshjet e grupeve, të tetat e finalës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe ndeshja finale do të luhen në këtë stadium.
8. “Qatar University Stadium”

Ky stadium do të ndërtohet në Doha. Ndeshjet e grupeve dhe të tetat e finales do të luhen në këtë stadium.
9. “Umm Slal Stadium”

Ky stadium do të ndërtohet në Umm Slal. Ndeshjet e grupeve, të tetat e finales dhe çerekfinalet do të luhen në këtë stadium.
10. “Education City Stadium”

Ky stadium do të ndërtohet në Al-Rayyan. Takimet e grupeve dhe të tetat e finalës do të luhen në këtë stadium.
11. “Khalifa International Stadium”

Ndoshet në Al-Rayyan, ky stadium do të rinovohet, ndërkaq aty do të luhen ndeshjet e grupeve, të tetat e finales, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet.
12. “Sports City stadium”

Ky stadium i ri do të ndërtohet në Doha, ndërsa aty do të luhen ndeshjet e grupeve.
(BalkanWeb)
