Nga zyra në fushë. Shefi i klubit të Domosdovës, Ardit Facja, vendos të rikthehet të luajë për skuadrën. Mungesa e disa lojtarëve dhe rregullorja e FSHFsë që ka vendosur limit për futbollistët jashtë qarkut ka bërë që Facja t’i rikthehet fushës. Edhe pse me vetëm 5 ditë stërvitje në këto 4 muaj, shefi i klubit Ardit Facja është detyruar të aktivizohet titullar me Këlcyrën.
“Kishim mungesa të theksuara në repartin mbrojtës dhe më duhej të aktivizohesha pasi nuk plotësonim 11shen duke shënuar edhe një gol nga rreth 30 metra me goditje dënimi. Me atë përgatitje që kisha dhe moshën mbi supe quaj sukses të rezistoja pa u dëmtuar deri në fund. Golin ia dedikoj djalit tim të vogël”, tha Facja.
(Panorama)