Një unazë fejese në dorën e djathtë të prezantueses Elita Rudi ka ngjallur jo pak thashetheme. Moderatorja gjatë kohëve të fundit është përfolur për marrëdhënien e saj me Gjikon.
Ndonëse fillimisht e mohuan, publikimi i fotove të fundit nga dy protagonistët ka qenë konfirmim i lidhjes. Ky fakt ka përforcuar edhe më shumë thashethemet se më në fund Elita dhe Gjiko kishin hedhur hapin e madh. Por cila është e vërteta?
Elita ka sqaruar gjithçka nëpërmjet disa postimeve në Snapchat. Prezantuesja e “Elite Zone” ka thënë se Gjiko do të jetë një nga të ftuarit e emisionit të saj, ku me siguri do të flas edhe për marrëdhënien e tyre, shkruan suplementi “Bluetooth”. Ndërkohë, sa për unazën e fejesës që i duket në gisht, ajo shpjegon se nuk është e fejuar. Unaza është thjesht një dhuratë e prindërve të saj për 23 vjetor.
(GazetaShqiptare)