ELBASAN- Të bësh gangsterin edhe kur mban veshur bluzën e bardhë. E tillë është për këtë mjek të poliklinikës së Elbasanit, i cili është zënë me ulërima me qytetarët që prisnin radhën për vizitë. JOQ ka publikuar një video ku shihet se një prind, i cili kishte fëmijën shumë sëmurë ka trokitur në derën e mjekut. Ky i fundit kishte mbyllur derën dhe po vizitonte një tjetër fëmijë. Sigurisht, i alarmuar për gjendjen e fëmijës së tij, prindi ka kërkuar të hyjë brenda, ndërsa më pas ka ndodhur e gjithë “shfaqja”. Duket se mjekut i është prishur terezia dhe ka filluar të ulërasë e të kërcënojë qytetarët që të rrinë larg. Madje njërin prej tyre e shtyn me forcë.
DEBATI
Qytetari: Mos bërtit se s’ta ka njeri frikën, bën si gangster
Doktori: Ik ore, gangster jam! Ktu jam gangster! (Duke debatuar me një tjetër qytetar)
Qytetari: Qysh ik andej o burrë, është gocë e vogël e smurë Doktori: Ore e ke menjen n’kokë ti?
Qytetari: 1 sekondë
Doktori: Asni sekondë, edhe derës mos i bjer!
(ed.me/BalkanWeb)