Diego Armando Maradona ka sulmuar presidentin Aurelio De Laurentis në lidhje me shitjen e Gonzalo Higuainit te Juventusi. Në një intervistë për mediat italiane, Maradona është shprehur:

“De Laurentis është i gatshëm të shesë edhe gruan e vet për interesa. E pa që Juventus kishte nevojë për një “bomber” dhe u shiti atyre Higuainin. Çdo kush në zemrën e tij zgjedh o Napolin o Juven, Higuain zgjodhi Juven, por unë Napolin. Kanë ndryshuar shumë gjërat nga koha kur ne ishim më shumë të lidhur me fanellën se sa paratë. Nuk shoh asnjë diferencë të madhe mes dy skuadrave në lojën që bëjnë, madje mund të them se janë të barabarta”, ishin fjalët e Maradonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb