Çeki- Policia çeke ka arrestuar udhëtarin që kërcënontese kishte bombë, nga ku më pas në Pragë është ulur urgjentisht avioni i kompanisë polake “Enter Air” në fluturimin për në Varshavë. Lajmi është publikuar nga ministri i Brendshëm çek, Milan Hovanec, i cili për radion çeke ka thënë se udhëtari i arrestuar është polak, si dhe shumica nga 160 udhëtarët të cilët janë evakuuar nga aeroplani. Avioni ishte nisur nga Spanja me destinacion Poloninë dhe ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Pragës për shkak të alarmit për bombë.
“Udhëtari bërtiste se ka bombë dhe se do ta aktivizonte. Besojmë se më parë bëhet fjalë për një njëri të sëmurë, sesa për sulm terrorist. Dua ta falemndëroi policinë për angazhim profesional, dhe është mirë që gjithçka ka përfunduar kështu”, ka thënë Hovanec.
(BalkanWeb)