Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi sërish sot se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në terren, ndonese reshjet e dëborës kanë pushuar, ato vijojnë të jenë në Njësine Administrative Shtiqen në Kukës për zhbllokimin e rrugës.
Nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook mesditën e së shtunës, Kodheli shprehet se reshjet e deborës pushuan, por jo angazhimi i Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
“Reshjet e borës pushuan, por jo angazhimi i Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Këto foto vijnë nga Njësia Administrative Shtiqen në Kukës, ku mjetet dhe efektivët e FA po punojnë për zhbllokimin e rrugëve. FA në krye të detyrës!”, shkruan Kodheli.
(m.k/BalkanWeb)