Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës. Një kamion i Serbisë ka dalë nga rruga duke rënë nga 12 metra lartësi dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër, të dy shtetas serbë.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit, i cili kishte hyrë nga Hani i Hotit dhe po udhëtonte në drejtim të Tiranës. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve për BalkanWeb, trajleri ishte i ngarkuar me maja birre dhe vinte nga Kroacia. Dëmi i shkaktuar kap rreth vlerën e rreth 40 mln lekëve të vjetra. Trajleri ra nga mbikalimi ndërsa po kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën, duke rrezikuar edhe automjetet e tjera që lëviznin në autostradën Fushë-Krujë-Tiranë.
(m.k/BalkanWeb)