Ky nuk është një lajm i ri, pasi që prej dhjetorit përflitej lidhja e Kristen Stewart me top modelen Stella Maxwell.
Tani është pikërisht e përjavshmja ‘chi’ që ka publikuar disa foto të një takimi pasionant mes tyre.
Artistja e ‘Twilight’ ka fluturuar drejt Milanos, përpara se ti kthehej impenjimeve të saj.
Cifti është fotografuar nga revista e përjavshme teksa shkëmbente puthje në një makinë përpara aeroportit të Linate.
Ne dhjetor e përjavshmja amerikane ‘People’ kishte zbuluar lidhjen mes 26-vjecares aktore dhe modeles së Victoria’s Secret.
Cifti ishte parë në shesh xhirimin e filmit të fundit të yllit amerikan.
Super modelja është shpallur nga Maxim, femra më e bukur në botë.
Gjithmonë super seksi Maxwell ka qenë e fejuar në 2015 edhe me këngëtaren Miley Cyrus.
(da.xha/BalkanWeb)
