Përveçse u japin shije e aromë të veçantë gatime të ndryshme, erëzat kanë ndikim edhe në disa fuksione të organizmit tonë. Madje në disa raste veprojnë si ilaçe, duke ndihmuar në parandalimin apo kurimin e sëmundjeve të ndryshme.
Kanella: Ul nivelet e sheqerit në gjak dhe parandalon diabetin.
Kurkuma (një erëz e vendeve aziatike që përmban edhe Shafran Indie): Ul nivelet e kolesterolit dhe parandalon kancerin.
Karafili: Ul inflamacionin në gojë, lufton viruset, bakteret dhe sëmundjet kërpudhore të lëkurës.
Xhenxhefili: Mund të përdoret për të trajtuar probleme digjestive dhe të përzierat. Kjo erëz stimulon edhe aktivitetin seksual tek meshkujt.
Shafrani: Stimulon sistemin nervor dhe ndihmon për të luftuar format e lehta të depresionit.
Arra moskat: Ndihmon për të trajtuar diarrenë dhe ënjtjet abdominale, si dhe lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga reumatizmi.
Speci i kuq: Ndihmon për parandalimin e ftohjes dhe kollës, si dhe stimulon tretjen.
(el.sp/BalkanWeb)