MITROVICE- Muri i ndërtuar ilegalisht pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë ka nisur të shembet. Ky veprim po bëhet pasi Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës Verore nënshkruan marrëveshje për të hequr këtë mur dhe ndërtuar një shëtitore për këmbësorë.

Marrëveshja është arritur dje në Prishtinë mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore. Sipas mediave kosovare, po e njëjta marrëveshje është votuar dje nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore, ndërsa janë bërë të gjitha përgatitjet për prishjen e murit.

Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb