Donald Trump nuk preferon të mbajë dorën e bashkëshortes së tij Melania në daljet publike pasi kërkon të duket i gjithëpushtetshëm me fuqinë e tij personale, dhe jo të bashkuara me dikë tjetër, thonë ekspertët e gjuhës së trupit.

Është biseduar shpesh për ftohtësinë që ai ka kundrejt gruas së tij kur del para kamerave, dhe një episod të ngjashëm e bëri edhe dy ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar Palm Beach, ku sapo kishte mbërritur me avionin Air Force One për një vizitë në rezortin e tij Mar-A-Lago.  Melania i zgjati dorën sapo zbritën nga avioni, ndërsa ai e lëshoi në moment.

“Një kapje duarsh e tregon një çift si të bashkuar,” thotë eksperti i gjuhës së trupit Patti Wood. “Por sipas mendimit tim, ai thotë: Dua të shihem si President i plotfuqishëm. Sikur nuk kam nevojën për askënd për të udhëhequr. Dhe duket qartë që kjo është zgjedhje e tij”.

(e.f/ BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: