ITALI– Policia italiane ka arrestuar 5 shqiptarë si dhe 10 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë (8 shqiptarë, një slloven dhe një rumune) pas një operacioni antidrogë në zonën Busto Arsizio.
Sipas mediave italiane, banda e shqiptarëve shpërndante lëndë narkotike, kryesisht kokainë, ndërsa takoheshin me klientë që vinin me tren nga Milano.
Rrjeti ushtronte aktivitetin e trafikimit të kokainës mes Busto Arsizio, Castellanza e Legnano¬s në Italinë fqinje.
Operacioni është kryer mëngjesin e sotëm dhe grupi i shqiptarëve përveç trafikimit të lëndëve narkotike shfrytëzonin edhe vajza për prostitucion.
Sipas mediave vendase, koka e grupit ishte shqiptari Endri Colai, 28 vjeç, i arrestuar një muaj më parë.
(d.d/BalkanWeb)
