Ai është një nga aktorët më të pëlqyer në Shqipëri, por tashmë fama dhe talenti që ka në aktrim i ka kaluar kufijtë. Bëhet fjalë për Bes Kallakun i cili po hedh hapa të mëdha në karrierën e tij. Aktori ka postuar një video në Instagram ku njofton se prej 2 muajsh interpreton rolin e Skifterit në një nga showt më të njohur në Itali, “Zelig”. Besi thotë se tashmë i duhet të kthehet në Shqipëri për sezonin e ardhshëm të ‘Portokalli”.

“Kur u nisa nga Fushe Kruja, kisha vetëm një ëndërr me vete, sot lavdi Zotit, përveç Portokallise, u bene gati 4 muaj qe kur fitova audicionin për ne Laboratorio Zelig ne Itali, ku përgatiten aktoret e rinj. Ne spektaklin me te bukur dhe profesional te humorit ne Itali. Prej nga kanë dale te gjithë aktoret e humorit me ne zë. Ka rreth 2 muaj qe un jap shfaqe ne Laboratorio Zelig, me personazhin e Skifterit (si ne shpi t’vet). I gjithi staf dhe publik Italian. Duhet dëshire dhe pune per ti arritur objektivat. Tani kthehemi për sezonin e ri te Portokalli-se. “Ëndrra vazhdon”. Zoti ju rujt. Harrova, falënderoj edhe Nard Ndoken”- ka shkruar Bes Kallaku.

Kur u nisa nga Fushe Kruja, kisha vetem nje enderr me vete, sot lavdi Zotit, pervec Portokallise, u bene gati 4 muaj qe kur fitova audicionin per ne Laboratorio Zelig ne Itali, ku pregatiten aktoret e rinj. Ne spektaklin me te bukur dhe profesional te humorit ne Itali. Prej nga kan dale te gjithe aktoret e humorit me ne ze. Ka rreth 2 muaj qe un jap shfaqe ne Laboratorio Zelig, me personazhin e Skifterit (si ne shpi t'vet). I gjithi staf dhe publik Italian. Kjo fale te gjithe atyre qe kam bashkpunuar deri me sot, gjithe stafit te Portokallise, Top-Channel mbi tgjitha, dhe Giancarlo Bozzo per besimin. Duhet deshire dhe pune per ti arritur objektivat. Tani kthehemi per sezonin e ri te Portokalli-se. "Endrra vazhdon". Zoti ju rujt. Harrova, falenderoj edhe Nard Ndoken.

A video posted by bes kallaku (@bes_kallaku) on


(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: