TIRANE- Pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha për të qendruar në shesh dhe për tu ulur këmbëkryq me protestuesit, habiti një veprimi i liderit historik të të djathtëve, Sali Berisha, veprim që e ka korrigjuar më pas.
Ish-kryeministri është larguar nga protesta menjëherë pasi Basha mbaroi fjalimin e tij. I shoqëruar nga badigardët e tij, Berisha ka hipur në makinë dhe është larguar në drejtim të apartamentit të tij, që ndodhet pak metra larg godinës së kryeministrisë.
Por pas rreth një ore, ish-kryeministri Berisha është kthyer tek protestuesit dhe është ulur këmbëkryq në shesh në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu. “Ky është fillimi i revolucionit demokratik”- ka thënë Berisha në një prononcim të shkurtër për gazetarët.
(ma.ar/BalkanWeb)