Është tensionuar debati midis analistit Artur Zheji dhe deputetit demokrat Oerd Bylykbashi e ish-deputetit Klevis Balliu në emisionin “Open” në News24.

Duke i thënë se Partia Demokratike e ka të vështirë të fitojë në zgjedhje me Edi Ramën, Zheji i kërkoi përfaqësuesve demokratë të shpalosin planin për të ardhur në pushtet, pasi protestën e 7 korrikut sipas tij e organizuan për të forcuar pozitat e Berishës në parti.

Por, Bylykbashi refuzoi ta pranojë këtë duke thënë se një vit më parë të gjithë e konsideronin PD dhe Sali Berishën të vdekur politikisht, por të dy janë rikthyer më të fortë se kurrë dhe këtë e vërtetoi tubimi para Kryeministrisë.

DEBATI:

Zheji: Unë di të them këtë se me zgjedhje të zakonshme nuk e di a fitoni, por me zgjedhje të parakohshme është fryma që i vendos ato. A ka plan për këto, këtë dua të di unë?

Balliu: Dy çështje që duhen nënvizuar, protestë tjetër që të ketë këto përmasa nuk ka pasur në Shqipëri, se kemi pasur që shkonte deri te Dajti por jo tek Galeria te ministria e Brendshme. E dyta kjo proteste bëhet më 7 korrik, kur qytetarët kanë ikur nga Tirana. Ata që e mbushen protestën ishin qytetarët, kryesisht qytetarët e Tiranës që e mbushën, pa pankarta dhe erdhën aty për revolt ndaj qeverisë.

Vasili: Kjo është retorikë politike.

Balliu: Po si qenka retorike politike që nuk bie me protesta Edi Rama.

Vasili: Po ja 1 javë pas protestës së PD, Edi Rama është akoma kryeministër me të njëjtën fuqi politike dhe mediatike. A ka kuptim që pas 32 vitesh t’i themi shqiptarëve se qeveria rrëzohet me protesta?

Balliu: Protesta e 7 korrikut ishte hapi i parë. U bë një kërkesë dhe disa lajmërime atij. E bëmë shumë mirë që e shpallëm armik se fut një njeri që vjedhje shtetin dhe fut një të ri që pi hashash aty ndërsa vetë mbjell Shqipërinë me hashash.

Vasili: Thua protesta hapi i parë, cili është hapi i dytë?

Balliu: Një ndërthurje e PD-së, me shoqërinë civile, qoftë për alternativën tonë që do të na çojë në zgjedhje.

Vasili: A në 2025 thoni ju?

Balliu: Ja u thashë shumë qartë se nëse vidhet vota ky do të përballet si në Sri Lanka.

Vasili: Këtu punë bënte dhe Basha bënte një protestë dhe shkonte me pushimet e gushtit.

Balliu: Jo s’po shkon njeri me pushime. Vetëm nga unë sot keni 7 statuse denoncuese për Eurostatin, për pagat mesatare. Për vjedhjet e këtyre, nga Erion Veliaj te Arben Ahmetaj. Të gjitha këto ngrenë frymën. Dhe nëse ky vazhdon të mendojë dhe të guxojë, se do të futet në një tavolinë dhe të blejë kauzën opozitare do të marri përgjigjen e merituar.

Bylykbashi: Para më pak se një viti njerëzit thoshin në shtator se PD është e vdekur dhe Sali Berisha iku nga skena politike. Por ja ku jemi pas një vit, një kohë e shkurtër është rikthyer PD dhe Sali Berisha dhe kemi arritur të galvanizojmë frymën e shqiptarëve se tha Zheji se duhet pickuar frika e shqiptarëve. Ne në një kohë të shkurtër kemi arritur të ngremë frymën.

Zheji: Oerdi thotë se paska pasur për nevojë protesta që të ngjallet Partia Demokratike. Më 7 korrik thanë s’e u kthyen të dy dhe PD dhe Berisha. Ju them se nga shtatori vjet dhe deri më 7 korrik keni pasur në mënyrë dërrmuese luftë të brendshme politike. Nuk është lajmi i mirë që 7 korriku të jetë një protestë për të vërtetuar se u kthye doktori.

Bylykbashi: Po jo mo se në 7 korrik shqiptarët e rrëzuan këtë që thua ti.

Zheji: Shumë e bukur,  mund të nisë një novelë, ke talent letrar.

Bylykbashi: Po jo mo se po them se aty kanë dalë njerëzit, qytetarët me një frymë

Zheji: Nëse në 7 korrik demonstruam këtë është shumë pak. Unë mendova se nisi sinjali për betejën kundër Ramës dhe shtabi i luftës po kanalizohet për betejën për Ramën.

Balliu: Nuk është bërë një protestë për hallet dhe problemet e opozitës se PD i tejkaloi problemet.

Zheji: Lërini hallet e brendshme.

Bylykbashi: Se ça bëjmë ne është çështja jonë!

Zheji: Po bëni mo ça të duash se e dini si jeni sondazhe. Alibeaj andej del me qëndrimin e vet.

Balliu: Alibeaj ka qejfin e vetë. Do të vijë, do të mos vij.

Zheji: Luftën e brendshme tejkalojeni. Se sapo e the mo, se thatë që kjo është protesta më e madhe që ka bërë opozita.

Balliu: Po mo kjo është merri të gjitha kamerat e vërtetoje!

Zheji: Unë e di se Berisha ka bërë më të mëdha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb