Të padëshirueshmit e rrjetit online, nuk janë vetëm ata që hedhin lajme të rreme, por edhe ata që përdorin fjalë fyese, fjalë të pista, apo që abuzojnë përmes ngacmimeve ndaj personave vulnerabël. Google , ka zbritur në kampin e betejës kundër komenteve “toksikë”. Do të jenë editorët që do vendosin pastaj si të përdorin këtë informacion.
TechSot ka mësuar se një model që do ndiqet, do të jetë ai i eliminimit të disa komenteve që përhapin urrejtje. Sforcimi për të ndaluar gjuhën e dhunshme në rrjet, është shumëfishuar edh enga ana e disa kompanive të tjera teknologjike.
Twitter prej disa kohësh ka forcuar luftën ndaj trolleve dhe abuzuesve, duke ua vështrësuar hapjen e një profili të ri, përdoruesve që ua ka pezulluar më parë. Instagram gjithashtu ka futur filtra anti-bulizëm, për provokatorët online, gjithashtu edhe Facebook po bën të njëjtën gjë.
(e.f/ BalkanWeb)