Vejusha e djalit të ish-Zv/Presidentit amerikan Joe Biden është në lidhje romantike me vëllain e ish-burrit të saj.
Beau Biden, humbi jetën në vitin 2015 nga tumori, duke shokuar të gjithë familjen si dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin e të atit Joe Biden për të lënë mënjanë disi politikën nga jeta e tij.
Hunter Biden, djali tjetër i Joe Biden dhe rrjedhimisht edhe vëllai i Beau, u nda nga bashkëshortja e tij në vitin 2015, ka zbuluar një burim i prestigjiozes New York Post. Por ndarja nuk ishte bërë publike më parë. Tani Hunter, 47 vjeç, është në një lidhje me gruan e vëllait të tij.
“Hallie dhe unë jemi jashtëzakonisht me fat që kemi gjetur mbështetje dhe dashuri për lidhjen tonë në një kohë të vështirë. Kemi qenë me fat që kemi miq dhe një familje që na ka mbështetur në çdo hap,” tha Hunter në një intervistë.
Edhe vetë ish-Zv/Presidenti Joe, i cili ka dalë jashtë vëmendjes së mediave kohët e fundit, mbështeti plotësisht lidhjen e tyre.
“Jemi me fat që Hunter dhe Hallie gjetën njëri-tjetrin pas një mërzie kaq të madhe. Ata kanë mbështetjen e plotë të gjithë familjes,” tha ai.
(e.f/BalkanWeb)