Shumë njerëz që kanë kapsllëk, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Pothuajse çdo njeri mund të ketë kapsllëk në jetën e tij dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër. Në shumë raste kapsllëku është i përkohshëm, dhe jo serioz. Njohja me shkaqet, parandalimin dhe trajtimin, mund të ndihmojë shumë njerëz në lehtësimin e këtij problemi, shkruan “Shëndeti”.

Shkaqet kryesore të kapsllëkut janë:

* Dieta e varfër në fibra ushqimore.

* Mungesa e aktivitetit fizik (zakonisht tek të moshuarit)

* Medikamentet

* Qumështi

* Sindromi i zorrës së irrituar

* Ndryshime në mënyrën e jetesës ose rutinës, si p.sh.: shtatzënia, plakja dhe udhëtimet

* Abuzime me laksativët (medikamentet që të ndihmojnë në jashtëqitje)

*I njorimi i nevojës urgjente për të defekuar.

* Dehidrimi (humbje e lëngjeve të trupit)

* Sëmundje të veçanta ose situata të veçanta

* Probleme me zorrën dhe rektumin

* Probleme me funksionin intestinal

Disa metoda natyrale që ju shpëtojnë nga kapsllëku:

Bollgur – Bollguri organik i përzier me ujë dhe limon mund t’ju ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut.

Vaji i ullirit
– Për të lehtësuar kapsllëkun, provoni të bëni një masazh të thjeshtë në bark me vaj ulliri. Aplikoni pak vaj në bark dhe filloni ta masazhoni sipas lëvizjes së akrepave të orës.

Mollë të qëruara – Duke ngrënë mollë pa lëkurë, ndihmoni sistemin tretës. Sapo sistemi të normalizohet, mund të konsumoni mollë me lëkurë.

Lëng portokalli dhe kivi – Konsumimi i këtyre lëngjeve çdo mëngjes, me stomakun bosh, do t’ju sigurojë mjaftueshëm fibra për të stimuluar tretjen dhe ndihmuar në lehtësimin e kapsllëkut.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: