TIRANE– Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka shprehur qëndrimin e forcës politike që ai drejton sa i takon reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore. Përballë analistit Lorenc vangjeli, dhe kryeredaktorit të gazetës “Mapo”, Arion Sulo, në studion e “News 24” deputeti Ben Blushi ka treguar edhe se cilat janë mundësitë e LIBRA për koalicion për zgjedhjet parlamentare të 18 qeshorit.
Në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, kreu i LIBRA-s ka komentuar përplasjen me KQZ.
Pas firmosjes së gazetarëve Vasili dhe Sulo për regjistrimin e LIBRA-s në zgjedhje, Blushi shtroi problemin se KQZ ka 1 muaj që nuk i kthen përgjigje pavarësisht mbledhjes së 5000 firmave, numrit të kërkuar për regjistrimin në zgjedhje.
DEBATI NE STUDIO
Vasili: Si shkon mbledhja e firmave?
Blushi: Bashkë me firmën tënde do të ishin 5001, nëse firmos sonte për ne.
Vasili: Pse jo, nëse keni një formular tani?
Blushi: PO. Do ta firmosni tani live?
Vasili: PO. Tani.
Blushi: KQZ tregoi se është plotësisht militante, duke refuzuar regjistrimin e KQZ në zgjedhje. KQZ e personalizuar raport me LIBRA-n. Ne kemi dy mandate në fakt në Parlament, por KQZ nuk na e quan. Ligji për kon 5 mijë firma për të marrë pjesë në zgjedhje. LIBRA do t’i bëjë 10 mijë firma.
Vasili: Është një vendim politik sipas jush?
Blushi: Është një thirrje për të gjithë ata që na shikojnë, që të na mbështetur për të hyrë në zgjedhje. Kaq kërkojmë. Kujdes kur ta nënshkruash se një gabim i vogël, dhe KQZ nuk ta quan. KQZ-ja ka 1 muaj që nuk na kthen përgjigje, duhet ta kishte regjistruar, nën zë thotë se do kthejë përgjigje në fund. Po i marrim për inventim këto firma.
Vangjeli: Kam vënë re betejën tuaj të parë serioze nën tutelën e LIBRA-s që ju e fituat. Ju shpikët një betejë dhe e fituat. Ende nuk është një betejë..ju komplimentoj për mënyrët si e nisni këtë punë..ju duhej kjo betejë. Ende nuk keni një vendim të KQZ-së.
Blushi: KQZ tentoi të miratonte një akt normativ dhe parashikonte që KQZ të ndryshonte kodin zgjedhor duke zhvendosur afatet procuderiale të afateve të regjistrimit të partive në zgjedhje, që prekte LIBRA-n, ishte personalisht për ne. Na anullonte mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhje. Bëmë një betejë publike më të dhe akti nuk kaloi se duheshin 5 vota nga 7 anëtarë. Por prapë KQZ-ja nuk i është përgjigjur kërkesës sonë për të marrë pjesë në zgjedhje. Nën zë, përfaqësues të KQZ-së të shumicës kanë thënë se ua tregojmë LIBRA-s ditën e fundit, që është 18 prilli. S’mund të presim deri atë datë.
Vangjeli:Ju jeni parti e re, dhe identiteti juaj krijohet nëpërmjet kontrastit. Blushi është mjaftueshëm i fortë për të marrë firmat. Nuk ndihet shumë mungesa e opozitës kur je ti atje. Gati 20 ditë që opozita ka krijuar një parlament alternative. Ka lënë bosh vendin për të cilin është votuar në qershorin e katër viteve më parë. Kjo ka krijuar një pamje të re të parlamentit. Shohim ndeshje të një shumice dhe një kryetari të partie të re.
Blushi: Është një anomali që opozita nuk shkon në parlament. Duhet ta kishim kapërcyer. Bojkotet po kthehen në ciklike. Sistemi nuk funksionon. Në aspektin personal nuk më jep kënaqësi, sepse kam 3 vite që jam aktiv në parlament. Flas për çdo gjë për korrupsionin, kanabisin, shëndetësinë.
Vangjeli: Ju po bëni opozitën në Kuvend?
Unë bëj opozitë në raport me të vërtetën, jo në raport me opozitën, apo mazhorancën. Unë po bëj betejë, aq sa mundem, për standarde zgjedhore. Nuk kam arsye që të angazhohem në një çadër që edhe mund të ketë një rezultat shumë të mirë. Unë nuk jam kundër ankesave për zgjedhjet. Por ata ankohen kundër standardeve që ata kanë vendosur vetë. Kur të tjerët i kanë kundërshtuar këto standarde që ata kanë vendosur, nuk kanë reaguar. Paligjshmëria në Shqipëri po bëhet me kate, PD bëri dy kate, PS i shtoi një kat. Zgjedhjet në Shqipëri i menaxhojnë 4 parti, këta i numërojnë edhe votat. Katër emra janë Basha, Rama, Meta e Mediu.
Vasili: A keni vendosur me cilën parti do hyni në koalicion?
Nëse anëtarësia e LIBRA merr vendim që LIBRA të hyjë në koalicion me Berishën, unë nuk jam më kryetar i partisë.
Vasili: Po me Ramën?
Besoj se po. As me Ramën.
Vasili: Po me Bashën?
Nuk më lidh asgjë me Bashën e Berishën. Unë nuk mund të drejtoj një organizatë që vendos gjëra për të cilat nuk jam dakord. Ju e ndani dot Bashën me Berishën?
Vasili: Kush është e keqja më e vogël për këtë vend, Rama apo Basha?
Është një temë sot në vend. Gjithmonë jemi me 3-4 vite me vonesë. Do vijë edhe këtu momenti, kur shqiptarët do të binden se është një tripolaritet në Shqipëri. Nuk qeveris një parti, por 3. në rastin e sistemit të drejtësisë, dy sistemet që sot janë në paradoks, janë sistemi zgjedhor dhe sistemi i drejtësisë. Akuzojnë njëra-tjetrën partitë për këto dy sisteme. Por kush i qeveris dhe administron këto zgjedhje? PD , Rilindja dhe LSI. Në sistemin e zgjedhje ato janë në tavolinë, vetë i numërojnë votat e zgjedhjeve. Komuniteti ndërkombëtar e ka vënë theksin në reformën për drejtësi. Dhe tani jemi në fazën e vettingut. Nëse dje do ishte një seancë normale, atëherë do të ngrihej një komision me 6 deputetë të Kuvendit, 3 nga PD 2nga PS, 1 nga LSI. 6 deputetët do të shkojnë të zgjedhin kontrollorët e gjykatësve. Në këtë moment reforma në derësi ka mbaruar. Se prapë do të zgjidheshin politikisht. Këta administrojnë edhe sistemin e zgjedhjeve po ashtu. LIBRA kërkon ta prishë këtë sistem. Bashkë me Hafizin nuk kemi patur asnjë kusht për të votuar reformën në drejtësi. e kemi votuar me sy mbyllur. Kemi votuar pa kushte. Për shkak të përfshirjes së BE dhe SHBA në proces ne kishim dhe kemi besim se ky proces do ishte jo partiak, jo militant dhe më i besueshëm. Nëse Shqipëria ka një armik sot, ai është korrupsioni, vjedhja, abuzimi nga qeveritë e veta. Ne duhet të çlirohemi nga korrupsioni. Pa ndihmën e të huajve nuk e bëjmë dot. Nuk jemi çliruar as 1912, as në 1944 , e as në 1991, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Nëse kjo reformë i lihet rilindjes, s’ka për t’u bërë kurrë. Do donit që gjykatësit t’i zgjidhte LU apo Berisha?
Blushi: Pyesni popullin e Shqipërisë, doni që gjykatësit t’i zgjedhë Lu apo Saliu?
Arion Sulo: I zgjedh Lu-ja
Vasili: Kush është e keqja më e vogël Rama apo Basha?
Blushi: Rama është përgjegjës pasi nuk ka mbajtur premtimet e bëra në 2013-n. Ndërsa ky tjetri (për Bashën) kërkon të kthejë në pushtet atë që shqiptarët hoqën në 2013-n, Berishën. Ky është i vetmi misioni i tij. LIBRA do të jetë kundër këtij tri-polariteti që i kanë shkaktuar Shqipërisë 1.5 milionë emigrantë në 25 vite. I ka zbuar praktikisht, sepse qeverita e veta i kanë vjedhur popullit shqiptar vendet e punës
Blushi: A mundet parlamenti të anullojë një garë? E ka anulluar se e ka nisur nga e para. Ka rihapur garën. Këtë e pranojnë ata që e bënë. Ka pak kandidatë. Ka deputetë në ata parlament se si të përfitojnë nga Reforma në Drejtësi. Ata që duan ta bllokojnë i kanë dhënë një instrument bllokimi PD-së dje. Ajo që ndodhi dje i jep PD-së të drejtën të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese. Në thelb të kësaj krize është përplasja Rama-Meta të cilët nuk janë në të njëjtin pozicion për Reformën në Drejtësi. LSI-ja është në koalicion me PD-në për sa i përket Reformës në Drejtësi. Kundër drejtësisë është me PD, se këto dy palë kanë qenë të sinkronizuara. Reforma lind e trukuar politikisht. Ata lexojnë emrat kush kandidon se duan të zgjedhin njerëz që favorizon ata në përzgjedhjen e gjyqtarëve. Ai që mbjell një arë me kanabis blen policin, gjyqtarin. Qeveria zgjedh gjyqtarët, kush bën dëm, ai që ka paratë, pra qeveria. Procesi është komplet i trukuar. Këta duan kujt t’ja ngecin fajin. LSI dhe PD duan ta bllokojnë procesin. Për shkak të kokfortësisë të SHBA-së dhe BE-së këta e dinë që Reforma nuk ndalet. Ajo që mbetet të bëjnë është si ta trukojnë. Kjo po ndodh.
Vasili: Ju thoni që zgjedhjet janë në rrezik?
Zgjedhje janë në zgrip. edhe nëse bëhen nuk do njihen. pala që do humbë nuk do ti njohë zgjedhjet. Nëse rrezikojmë krizë politike mbas zgjedhjeve ka rrezik. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje, Kuvendi do t’i ketë 140 deputetë, por PD do jetë në rrugë. Edhe sot PD është në rrugë jo në parlament. A do të ketë legjitimitet parlamenti për të vazhduar me vettingun. Zgjedhjet janë në kolaps, drejtësia në kolaps.
Vasili: Cili është sistemi i duhur i drejtësisë sipas jush?
Unë do të isha pro drejtësisë amerikane. Do të preferoja juri popullore. Politikanët Shqipërisë duhet të gjykohen me juri popullore. Gjyqtari të bëjë vetëm procedurë, dhe juria popullore e përcaktuar me Kushtetutë të japë vendimin. Edhe Vangjush Dakos le t’ia japin durrsakët përgjigjen.
Vasili: A do hyjë PD në zgjedhje?
Qeveria do të hyjë në zgjedhje me këtë qeveri, me qëllim për t’i prishur. PD do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme për t’u mbrojtur nga vettingu. PD ka vetëm një rrugë. Që të vrasë kundërshtarin, duhet të vrasë dhe veten, me një plumb. PD nuk po bind dot shqiptarët se duhet të shkojmë në zgjedhje me një qeveri tjetër. Nëse PD do të bënte një mocion mosbesimi ndaj qeverisë që sonte, unë do ta votoja.
Vangjeli: A rrezikojmë destabilitet?
Ne e kemi të pamundur ta ndalim këtë krizë. Me pakte të vogla që mund të negociojë Meta mes çadrës e qeverisë, nuk mund ta ndalin. Të varfrit e Shqipërisë mendojnë se jetojnë shumë keq sepse janë vjedhur. Dhe padyshim që do reagojnë. Dhe kjo do vijë duke u bërë më e rëndë. Integrimi ynë do të shtyhet. Reforma në drejtësi do të trukohet. Zgjedhjet do të jenë të kalbura.
(e.f/el.sp/BalkanWeb)
