(foto nga vendngjarja)

TIRANË- Një tjetër alarm fals për bombë ka vënën në lëvizje policinë e kryeqytetit mesditën e kësaj të diele, ndërsa ka alarmuar për disa orë banorët e rrugës “Ismail Qemali”

Një valixhe të dyshimtë, e braktisur në rrugën ‘Ismail Qemali”, detyroi policinë të evakuonte stafin e Radio Televizionit Shqiptar, godina e të cilit ndodhet afër vendit ku u gjet valixhja e dyshimtë. Po ashtu janë boshatisur edhe lokalet aty pranë, ku të shumtë kanë qënë klientët e larguar mes panikut.

Policia sqaroi se është bërë kontrolli paraprak me qenin antieksploziv nga ku ka rezultuar se nuk ka lëndë eksplozive brenda valixhes.

Policia e Shtetit saktëson se edhe pas shpërthimit të stimuluar nuk rezultoi gjë. Sipas tyre në valixhen e dyshimtë kishte vetëm mbeturina.
“Po punohet për gjetjen e poseduesit të valixhes. Lënia e saj kishte për qëllim të përhapte vetëm panik”, saktëson policia.

Ky është alarmi i tretë për bombë brenda 24 orëve, dhe i 4-ti brenda një jave. Pak orë më parë në një rrugë dytësore u gjet një qese e dyshimtë. Ndërkohë që dje, një qese e dyshimtë e mbështjellë me natriban pranë një supermarketi në rrugën pranë Prokurorisë së Tiranës ka mbajtur për rreth 1 orë nën tension policinë e Tiranës. Fatmirësisht forcat xheniere në vendngjarje zbuluan se nuk kishte asgjë, përvec mbeturinave. Qesja u gjet në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” në kryeqytet shumë pranë Prokurorisë së Tiranës, në të cilën dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: