KALITHEA – Një alarm për bombë ka tronditur autoritetet helene. Alarmi iu dha autoriteteve nga një telefonatë, herët në mëngjes.

Persona të panjohur kanë telefonuar në orën 19.00 në Komisariatin e Zjarrfikësve të Kalitheas dhe kanë thënë se në Stacionin Policor në Kalithea ka një bombë.

Me urdhër të ELAS (policisë greke) stacioni është mbyllur përkohësisht dhe autoritetet kanë shkuar në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb