TIRANE-Nxënësit e dy shkollave 9-vjeçare në Sarandë janë çuar nga shkolla të shohin një film me skena të nxehta ku mund të shihej seks, dhunë dhe përdhunim. Bëhet fjalë për filmin e regjisorit Leonard Bombaj, “Pijanecët e ajrit të egër”.

Kjo gjë ka revoltuar prindërit e fëmijëve, të cilët nuk ishin në dijeni dhe aq më pak t’i shoqëronin ashtu siç duhet vepruar në këto raste.

Nxënësit kanë qenë nga shkollat “9 Tetori” dhe “Adem Sheme” dhe thonë se janë ndjerë shumë në siklet duke parë këtë film, madje ata janë marrë nga orët e mësimit për të parë filmin, shkruan sot Panorama.

Bëhet fjalë për nxënës të klasave nga klasa e gjashtë deri në klasën e nënëtë, pra 12- 15 vjeç.

Drejtoritë e këtyre shkollave kanë deklaruar se janë udhëzuar nga Ministria e Arsimit për t’i çuar nxënësit të shohin filmin pasi është përfshirë në orët mësimore, por MASH ka përgënjeshtruar të ketë dhënë një udhëzim të tillë.

Vetë regjisori i filmit thotë se ky është një film që mund të shihet për moshat mbi 11 vjeç.

Disa nxënës thonë se në shkollë u bënë lista me emrat e nxënësve që do të shkonin të shihnin filmin, të cilët paguanin nga dy mijë lekë të vjetra.

Madje ata thonë se u është bërë njëfarë presioni duke u thënë se kush nuk shkonte të shikonte filmin do të bënte mësim pas orës së gjashtë.

Kreu i Arsimit të Sarandës: Na e referoi Ministria si orë edukative. MAS e mohon: Asnjë leje zyrtare
Deklarata kontradiktore u bene sot mes Ministrise se Arsimit dhe kreut te Zyrës së Arsimit në Sarandë, Astrit Llanaj, per dergimin e nxenesve te shkollave 9-­vjecare te qytetit per te pare filimin e regjisorit Leonard Bombaj me skena dhune e seksi.
Nderkohe qe kreu i zyres se Arsimit te Rrethit, Llanaj ka thene se filmi ishte referuar për t’u shfaqur nga Ministria e Arsimit, kjo e fundit permes nje deklarate zyrtare thote se nuk ka udhezuar nje gje te tille.
MAS
“Nisur nga lajmi i publikuar në media në lidhje me filmin “Pijanecët e ajrit të egër” të regjisorit Leonard Bombaj, i shfaqur për dy shkolla 9­vjeçare në Sarandë, ju bëjmë me dije se: Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka dhënë asnjë leje zyrtare për shfaqjen e këtij filmi. Ndërkohë, nga ana e MAS po
verifikohet me hollësi e gjithë ngjarja”­ thuhet ne deklaraten e ministrise.
Nderkaq sipas burimeve zyrtare të saj, të pyetur për rastin e Sarandës, e vetmja alternativë që parashtrojnë për shkollat, janë orët e lira mësimore, në bazë të të cilave mësuesit mund të zgjedhin se si t’i menaxhojnë Drejtori i Arsimit te Sarandes
“Ishim rrethi i 17 që u përzgjodhëm për t’u shfaqur filmi. Erdhi në zyrë regjisori i filmit dhe, së bashku me të, shkuam nëpër shkollat e qytetit, ku u caktua koha për nxënësit se kur do të shkonin në film. Nxënësit nuk u larguan nga mësimi, ndërsa e ndoqën atë në orën e përcaktuar në programin e tyre të orës edukative. Ata janë shoqëruar në film edhe nga vetë mësuesit”, shprehet Llanaj. Sipas tij, në kinoteatër kanë shkuar nxënës të klasave nga e shtata e deri tek e nënta.
“Ishin adoleshentë që marrin edukatë seksuale në shkollë. Filmi ka qenë sipas referencave të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Unë nuk shkova në film, di që kanë shkuar adoleshentë, kanë shkuar me dëshirë, të organizuar dhe jo me dhunë. Ndoshta mund të ketë shkuar edhe ndonjë tjetër që nuk kishte moshën e duhur, por unë nuk do të bëja rojën për të parë se kush do të shkonte”, thotë shefi i Zyrës Arsimore.
Ndonëse nuk e ka parë, Llanaj thotë se ka dijeni që filmi flet për një grup të rinjsh në udhëkryqet e tyre. Megjithatë, Llanaj jep dhe mundësinë për ta diskutuar këtë çështje.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: