BRITANI E MADHE – Të martën Cristiano Ronaldo shfaqi një performancë të jashtëzakonshme duke realizuar njëe tripletë të mrekullueshme që id ha fitoren ndaj Atleticos në Bernabeu.

Por përveçse shkëlqen në fushën e blertë, fituesi i topit të artë shkruan histori edhe në rrjetet sociale. 32-vjeçari është bërë i pari personalitet sportiv që ka arritur 100 milionë ndjekës në rrjetet sociale shkruan The sun.

I dyti pas Ronaldos me numër të ndjekësve është rivli i tij Lionel Messi me 70.8 milionë ndjekës. Superylli i futbollit është një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale dhe ai poston shpesh herë foto nga ndeshjet dhe jeta e përditshme, duke tërhequr miliona pëlqime.

Ronaldo ka realizuar deri tash 1786 postime.
(er.cu/BalkanWeb)
