Analisti Fahri Balliu në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” në News24 ku po diskutohet për paketën McAllister dhe qëndrimet e palëve karshi saj, tha se ndaj ambasadores së BE-së Romana Vlahutin është hapur një padi në Bruksel.
Balliu ndër të tjera tha se Rama me fiksimin e tij për të mos ndryshuar datën e zgjedhjeve, tregon se ai kurrë nuk e ka dashur paketën McAllister, shkruan BalkanWeb.
“Fiksimi i Ramës për të mos ndryshuar datën e zgjedhjeve, tregon që kurrë nuk e ka dashur paketën McAllister. Rama nuk e ka dashur opozitën në zgjedhje dhe ka dashur të krijojë një opozitë si të dojë ai, si ato të vitit 1945, si ati i tij shpirtëror Edi Rama. Rama është vënë përballë një fakti që i zbulon të vërtetën. Ai nuk mund të pranojë shtyrjen e datës dhe zbulon një të vërtetë të madhe, që mbështetja e ndërkombëtarëve që kishte nga klani i Vlahutin se s’është dukur kohët e fundit në Tiranë se është hapur një padi ndaj saj në Bruksel,” tha Balliu.
(e.f/BalkanWeb)