Drejtori i Burgjeve në Tropojë, Granit Kurmekaj është pezulluar sot nga detyra dhe është kallëzuar penalisht nga ministri teknik i Drejtësisë, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

“BalkanWeb” ka mësuar se shkak i këtij vendimi ka qenë pikërisht përfshirja e Kurmekaj në fushatë elektorale për Partinë Socialiste.

Referuar fotos së siguruar nga “BalkanWeb”, shihet qartë që drejtori i Burgjeve të Tropojës ka qenë pjesëmarrës në aktivitetet që kryesuesja e listës së Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli, njëherazi ministre e Mbrojtjes, zhvilloi dje në luginën e Valbonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb