TIRANE– Gjatë hedhjes së shortit nga KQZ për të përcaktuar se si do të renditen partitë në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 qershorit anëtarët e KQZ kanë shpërthyer në të qeshura.

Gjithçka ka ndodhur pas renditjes së lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila në listën e partive është renditur e para.

Anëtarët e KQZ kanë qeshur pasi si presidenti i zgjedhur, Ilir Meta edhe kreu i LSI kanë thënë gjate muajve të fundit se LSI synon dhe sipas tyre do të dalë force e parë politike në këto zgjedhje parlamentare.

Fill pas hedhjes së shortit për renditjen e partive politike në fletën e votimit, ka reaguar edhe kreu i LSI, Petrit Vasili. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili u shpreh se ky është një numër i mbarë.

Statusi i Vasilit:
E nisem me te qenit te paret ne rini. Vijuam me te qenit te paret ne mendësi, qetësi, dashuri dhe gatishmëri per vetesakrifice per qetësinë e vendit. Investuam njeriun me te rendesishem te LSI-se si te parin e shtetit. Jemi te paret me nje oferte programore dinjitoze per vendin, qe punëson 100,000 te rinj brenda nje mandati. Nga sot te paret ne fletën e votimit. Sa shume numra 1 te mbare!
Nesër te paret edhe ne rezultatet e votimit, si force e pare!

RENDITJA
LSI e para (1)
PS do të jetë e dyta (2)
PKD e treta (3)
Sfida e katërta (4)
PR do të jetë e pesta (5)
PD e gjashta (6);
PBKD e shtata (7)
ADK e teta (8)
PSD e nënta (9)
PAD e dhjeta (10)
FRD e njëmbëdhjeta (11)
PDS e dymbëdhjeta (12)
PDIU e trembëdhjeta (13)
AAK e katërmbëdhjeta (14)
‘Minoriteti etnik grek’ i pesëmbëdhjeti (15)
PKSH e gjashtëmbëdhjeta (16)
APD e shtatëmbëdhjeta (17)
LIBRA e tetëmbëdhjeta (18)

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb