SHBA-Një surprizë në një vilë në Sarasota, Florida. Teksa të zotët e shtëpisë po përpiqeshin të zhyteshin në pishinë kanë vënë re që ajo ishte e zënë nga një aligator.
Familjarët menjëherë kanë njoftuar zyrën e sherifit të Sarasotas, që falë organizatës së kafshëve ‘Florida Fish and Wildlife’, ka kapur zvarranikun dhe e ka transferuar në një ambient më të përshtatshëm.
‘Për fat përpara se të hidheshin në pishinë sërish, pronarët e shtëpisë kanë kontrolluar mirë nëse ajo ishte e lirë’, ka shkruar me shaka sherifi në një postim në Facebook.
(da.xha/BalkanWeb)