SHKODËR- Banorët e zonave më të prekura nga përmbytjet e viteve të kaluara në Shkodër, kanë dalë sërish sot në protestë për të kërkuar dëmshpërblimet.
Sipas raportimeve në terren, banorët kanë bllokuar rrugën tek Harku i Bërdicës. Ata kanë deklaruar se të enjten do të zhvillojnë protestë para Parlamentit.
“Kërkojmë dëmshpërblimet për shtëpitë. Jemi përmbytur nga qeveria, u hapën portat e HEC-eve”, kanë deklaruar banorët. Ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protestat deri sa të gjendet një zgjidhje për të marrë dëmshpërblimet për përmbytjet e vitit 2011.
(m.k/BalkanWeb)