TIRANE- Banka Botërore miraton dy projekte me vlerë totale 306.7 milionë dollarë për financat publike dhe sigurinë rrugore për Shqipërinë.

Projekti i parë prej 226.7 milionë dollarësh mbështet forcimin e menaxhimit të financave publike për të trajtuar çështje të detyrimeve financiare dhe taksave, reformave në fushën e pensioneve dhe energjisë, shlyerjen e detyrimeve dhe parandalimin e detyrimeve në të ardhmen, forcimin e proceseve të përgatitjes dhe ekzekutimit të buxhetit dhe rritjen e të ardhurave.

Sipas drejtueses së këtij projekti Doerte Doemelan, Garancia do të reduktojë kostot për huamarrje të Shqipërisë, do të lehtësojë nevojat për fonde të qeverisë dhe rreziqet, si dhe do të çlirojë burime të bankave komerciale për kreditimin e sektorit privat.

Projekti i dytë me vlerë 80 milionë dollarë synon të forcojë menaxhimin e qëndrueshëm dhe eficient të vlerave të rrugëve dhe kushteve të sigurisë si dhe do të ndihmojë qeverinë në menaxhimin e investimeve publike. Sipas drejtuesin të projektit Artan Guxho, projekti do të përmirësojë sigurinë në rreth 1334 km të rrugëve kombëtare.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: