Në prime-n e Big Brother Vip 3, një debat është zhvilluar mes Mertion Mjekiqit dhe Heidi Bacit. Kjo e fundit e cilësoi tendencioz, prezantuesin, duke thënë ndër të tjera se bën dhe si i zgjuar.

Mertoni ju përgjigj duke i thënë se e kanë bërë testin e inteligjencën dhe iu drejtua asaj duke i thënë se e ka të ulët IQ.

“Mertioni është njeri një çikë tendencioz…Meritoni nuk është i qartë edhe bën si i zgjuar, si superior, do të talli. Dhe kur i thotë Julit bën si kalama, mua më vjen të qesh, sepse është vetë kalama”.

“E kena bo testin e inteligjencës, e kena bo”, i thotë Meritoni.

Pas këtyre diskutimeve, biseda mes tyre zhvendoset në dhomën e gjumit, ku Meritoni dëshiron të sqarohet me të, por Heidi refuzon.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Flasim dhe diskutojmë nesër

Heidi: Po ik tashi

Meritoni: Nëse jemi për të reflektuar…

Heidi: Kam një javë që të njoh dhe një javë që të them mjaft me lajka

Meritoni: Vetëm mendo dhe reflekto. U ndjeva për të ta thënë sepse të pashë që…

Heidi: Që ça? Që ngela keq se më shave

Meritoni: Jo, jo. Veç erdha me diskutu./TCH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: