FIER- E njohur për vlerat ushqyese, bathët konsumohen gjerësisht në këtë stinë, kryesisht në Shqipërinë e mesme. Por konsumimi i bathëve është kthyer në rrezik për shëndetin e banorëve në Fier.
12 raste helmimi janë shënuar brenda pak javëve si pasojë e konsumit të kësaj lloj perimeje të familjes bishtajore. Sipas mjekëve, 6 raste kanë qenë në situatë serioze, si pasojë e helmimit, ndërsa dy persona janë ende të shtruar në repartin e Reanimacionit në spitalin e Fierit.

Të ndodhur mes kësaj situate, mjekët apelojnë banorët të ndalojnë konsumimin e bathëve.
Rastet e helmimit janë shtuar veçanërisht prej një jave, dhe bëhet fjalë për pacientë të moshave 5 deri në 65 vjeç, nga zonat rurale, aty ku bathët kultivohen e konsumohen më tepër.
(el.sp/BalkanWeb)
