KORÇË- Qarku i Korçës e ka mbyllur numërimin dhe nuk prodhon më surpriza, por Ervin Salianji, i cili e ka siguruar tashmë mandatin e deputetit ka një pishman në një komunikim live në studion e News24.

Duke komentuar situatën para dhe pas zgjedhjeve, Salianji tha se ka denoncuar dhe ka qenë prezent në disa incidente, aq sa shton se duhet të kishte më shumë palestër që të vinte muskuj, për tu përballur me të fortët.

“Unë di që për zonën ku unë përfaqësoj qytetarët kam bërë disa denoncime se persona të administratës kërcënonin apo intimidonin votuesit, se shpërndanin para, elementë të PS në këmbim të votës. Kam denoncuar 6 incidente apo rrahje të mbështetësve të PD, i kam denoncuar me emër dhe mbiemër. Unë u ndjeva si në luftë, duhet të marrin fund zgjedhjet marrin si në situata lufte. Jam bërë pishman pse s’kam bërë palestër më shumë, se jam përballur me ngjarje të rënda dhe me shumë tension”,- tha Salianji, raporton BalkanWeb.

Sa për humbjen, ai shtoi se PD do dijë të marrim të gjitha përgjegjësitë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: