Ka disa ditë që Ivan Perisic po lidhet më një kalim të mundshëm tek Manchester United, ndërsa gjatë ditës së sotme ai ka dhënë disa shenja që janë sinjale se largimi nga Interi është fakt i kryer. Fillimisht ka postuar një fotografi në aeroport, duke mos treguar destinacionin e ardhshëm.

Gjithashtu, ai ka filluar t’i ndjek në Instagram disa lojtarë të Djajve të Kuq si Juan Mata e Anthony Martial. Thuhet që çmimi i transferimit të tij do të kushtojë 50 milionë euro.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb