TIRANE-Është shkarkuar nga detyra drejtori teknik i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në vend të Fadil Shahinit është emëruar drejtoreshë e AZHBR Frida Krifca.

Vendimi është marrë nga Kryeministri Edi Rama me një vendim qarkullues.

Drejtori teknik i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini u propozua nga zv.kryeministrja teknike e PD Ledina Mandija si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit. Ai zëvendësoi në këtë post Suela Popën.

Kujtojmë se më herët janë larguar nga detyra edhe dy drejtorët e tjerë teknikë të propozuar nga PD, ai i OSHEE Haki Mustafa dhe i ALUIZNI-t, Ibrahim Morina. Në vend të tyre u rikthyen në detyrë Ardian Çela dhe Artan Lame.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb