Një debutim me gol në Ligën e Kampioneve është gjithmonë ndjesi e bukur. Por Armando Sadiku nuk ka mundur t’i gëzohet siç duhet kësaj arritje të vogël personale, pasi klubi i tij, Legia e Varshavës, është mundur me shifrat 3-1 në Kazakistan përballë Astanës vendase.

“Jemi të inatosur”, ka pranuar sulmuesi shqiptar pas ndeshjes. “Nuk duhej të pësonim golin e tretë. Nëse do të mbyllej ndeshja me humbjes 2-1, do të kishim qenë më të qetë.

Në pjesën e dytë kishim mundësi të shënonim një tjetër gol, ndaj jemi vetë fajtorë të kësaj situate. Por nuk ka mbaruar asgjë. Mund të fitojmë 2-0 në ndeshjen e kthimit, por do të duhet të bëjmë më shumë. Nuk duhet të përsëritim gabimet e kësaj ndeshje”, deklaroi Sadiku për mediat polake./panoramasport/

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: