Armando Sadiku ka realizuar dopietë në ndeshjen e elitës së kampionatit indian, ku skuadra ku aktivizohet lojtari shqiptar, Mohun Bagan triumfoi 3-4 ndaj Kerala Blasters. Në minutën e katërt, Ali dhuroi një top për Sadikun, me këtë të fundit që pasi dribloi një kundërshtar, me një goditje tokazi, ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Vendasit e Keralas barazuan shifrat në fillimin e pjesës së dytë, por në të 60-tën, Sadiku riktheu epërsinë e mysafirëve, duke kompletuar dopietën.

Përveç golave, futbollisti kuqezi dha një kontribut të çmuar edhe në aspekte të tjera, me skuadrën e Mohun Bagan që “tundi rrjetën” edhe 2 herë.  Goli i Keralas në minutën e 63-të nuk shërbeu për asgjë, me Sadikun me shokë që “rrëmbejnë” kështu një 3 pikësh me mjaft peshë.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: