FIER-Komisionerja e Avokatit të Popullit, Etilda Gjonaj ka vizituar sot banorët e dëmtuar nga shpërthimi i puseve në Marinzë. Ajo theksoi se për hetimin e çështjes do të kërkohet bashkëpunim me ekspertë të huaj. Gjonaj u shpreh se ka marrë kontakt me banorët dhe institucionet shëndetësore.
“Po monitorojmë situatën shëndetësore të banorëve. Kemi tentuar të marrim kontakt me Bankers si dhe kemi kërkuar informacion nga Drejtori i Shëndetit Publik. Duam të dimë nëse ka ndotje nga gazi”- u shpreh Gjonaj.
(a.n/BalkanWeb)