ITALI- Ishte drejtuar për në Bari, treni “Frecciarossa 9809”, i nisur nga Milano Centrale në orën 15:45 por rruga e tij drejt jugut të Italisë është ndërprerë për shkak të një defekti të rëndë në impiantin e kondicionimit. Pasagjerët të 11 vagonëve kanë mbetur në bord në temperatura të larta. Një prej tyre ka treguar për TgCom24 makthin e këtij udhëtimi.

“Në tren është 50-60 gradë temperatura dhe treni ishte plot, kishte në bord edhe shumë persona të moshuar dhe gra shtatzënë.

bolonja 2

Kur drejtuesit e trenit nuk ishin në gjendje të përballonin protestën e pasagjerëve, në stacion ka mbërritur policia.

“Tani na kanë ngjeshur në bankinë, pa na dhënë as një shishe ujë apo ndonjë informacion. Na kanë bërë që të lëmë bagazhet në tren, kështu që nuk kemi asgjë. Na kanë thënë se duhet të nisemi pas 80 minutash por do jetë e vështirë. Të gjithë trenat që po kalojnë në Bolonja janë plot”, ka rrëfyer pasagjeri.

I njëjti tren sipas TgCom24, kishte pasur probleme sërish ditën e djeshme dhe kishte qëndruar në stacionin e Bolonjas. Pas ndërhyrjes së mirëmbajtjes, që zgjidhi problemin, ajri i kondicionuar u kthye në të gjithë vagonët përveç njërit që qëndroi i mbyllur për publikun dhe treni ishte rinisur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb