Hoffenheim është një fshat në Gjermani me një popullsi prej 3,272 banorësh, në afërsi të qytezës Sinsheim që ka një popullsi prej afro 35 mije banoresh.
TSG 1899 Hoffenheim luante në divizioni e 5-të në Gjermani deri në vitin 2000! Klubi bëri një rrugëtim të jashtëzakonshëm përgjatë 8-të viteve duke u ngjitur në “Bundesligë” në vitin 2008-të, falë financimit të fuqishëm të bilionerit gjerman Dietmar Hopp!
Fakt interesant rreth klubit është që ai përfaqëson një fshat prej rreth 3 mije banoresh dhe një qytezë prej 35 mije banorësh, por ka një stadium me kapacitet rreth 30 mije, që i bie që e gjithë qyteza duhet të shkojë në stadium për ta mbushur!
Por ky nuk është një problem, pasi futbolldashës të shumtë mblidhen nga zonat përreth për të parë një ndeshje të “Bundesligës”!
I pabesueshëm është edhe fakti se pasi e mbyllen sezonin e shkuar në vendin e 4-t në kampionatin gjerman, Hoffenheim luan në “play-off” të “Champions League” dhe shorti si për ironi i vendosi përballë një klub të një tjetër dimensioni në krahasim me ta, Liverpool-in!
Gjermanët e humbën takimin e parë 1-2 dhe nesër luajnë sfidën e kthimit ku pavarësisht nivelit të vështirësisë do tentojnë të kalojnë turin dhe mbase të hyjnë në histori me ecurinë e tyre te pabesueshme!
(e.k/BalkanWeb)