LEZHË- Tre persona të veshur isipolicë janë grabitësit e banesës në Lezhë. Pronari i banesës Kol Gega në një intervistë për Neës24 bën me dije se ditën e djeshme i kanë trokitur në derë tre persona të veshur me uniformë policie dhe të armatosur.
Këta të fundit i kanë kërkuar të zotit të shtëpisë dhe anëtarëve të tjerë që të qëndrojnë në një dhomë ndërkohë që vet po kontrollonin shtëpinë për “armë”. “Autorët thanë që djemtë e mi kanë kryer vrasje dhe se do kontrollonin për armë pasi ishin policë. Na izoluan në një nga dhomat e shtëpisë dhe nisën kontroll. Pasi kontrolluan banesën pamë që kishin marrë 12 milionë lekë.”- tregon Gega.
Pas ngjarjes në shtëpinë e familjes Gega ka shkuar deputeti Aldo Bumçi. Ky i fundit deklaroi se po punojnë dy struktura paralele, krimi dhe shteti. “Policia nuk është ne krye të detyrës, pasi po kryen rolin e policisë ndërtimore dhe elektrike. Ngjaja te zbardhet sa me shpejt”- deklaroi Bumçi.
Ndërsa gruaja e Kol Gegës u shpreh se janë terrorizuar mbrëmjen e kaluar. “Jemi terrorizuar, nusen dhe fëmijët nuk i kisha ne shtëpi fatmirësish”- u shpreh e zonja e shtëpisë.
(a.n/BalkanWeb)