«E çmendur për Harry». Kështu rrëfehet për herë të parë modelja artiste Meghan Markle, 36 vjeç, e cila flet për herë të parë për ‘Vanity Fair’ për marrëdhënien e saj me princin Harry.
Nëse të dy do arrijnë të martohen, ajo do të jetë amerikania e parë në 81 vjet që do martohet me një pjesëtar të familjes mbretërore, pas Wally Simpson.

‘Mediat në lidhje me mua deri tani kanë qenë agresive dhe të pakëndshme’, thotë Markle, me origjinë afro-amerikane, e cila është bërë shumë e famshme edhe falë lidhjes me Harry, shkruan tgcom.

‘Nganjëherë ndjehem shumë keq, nganjëherë më mirë, por kam mbështetjen e të gjithë atyre që kam pranë dhe të të fejuarit tim’ thotë Markle, duke komentuar lajmet që shkruajnë portalet dhe gazetat për lidhjen me princin anglez.
‘Ne jemi dy njerëz të lumtur që e duam njëri-tjetrin. Jemi bashkë gjashtë muaj përpara se marrëdhënia jonë të bëhej publike vazhdon Markle.

Ndërkohë unë vazhdoj të punoj dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar është perceptimi i njerëzve. Unë jam gjithmonë vetvetja dhe s’mund të më përcaktojnë vetëm nga një lidhje thotë Meghan.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: