DURRËS- Një 28vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund Sukth. Nga hetimet e para dyshohet se i riu eshte qelluar gabimisht nga banoret te cilet e kane dyshuar se ishte hajdut.
Nuk dihet ende saktësisht rrjedha e ngjarjes, por policia bën me dije se Julian Vlashi, që ka mbetur i plagosur është ngatërruar nga disa banorë, të cilët e kanë dyshuar gabimisht për hajdut dhe kanë shtënë në drejtim të tij. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim autorin, emri i të cilit nuk bëhet i
ditur. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
(a.n/BalkanWeb)