Vidhet një argjendari gjatë natës në Tiranë te “rruga e Dibrës”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Një person i paidentifikuar ka mësyrë në argjendari, ku kanë arritur të grabisin rreth 10 milionë lekë bizhuteri.

Bazuar në këqyrjen e kamerave të sigurisë, grupi hetimor dyshon se vetëm një autor ka marrë pjesë në vjedhje.

Dyshohet se autori ka hyrë nga tarraca e biznesit dhe është futur brenda argjendarisë.Vjedhja u zbulua mëngjesin e sotëm kur pronarët hapën biznesin dhe njoftuan policinë.

“Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.” sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: