TIRANE- Nuk e kishte menduar kurrë se me një telefonatë rutinë dhe një përgjigje që i erdhi aty për aty në mend do të bëhej fituesi i një makine Volzwagen polo në “Quiz TV”, që transmetohet në ‘News 24’. Emrin e ka Naum Angjellari është 63 vjeç dhe është banor i Tiranës prej shumë vitesh.

Gëzimin për çmimin e madh nuk e fsheh por thotë se për të mbërritur deri tek përgjigja e saktë ka telefonuar disa herë derisa në fund i ndriu fati. Mes mijëra telefonuesve Naumi arriti të gjente fjalën quiz “Kacane”, që në dialektin gjirokastrit përkthehet në kurnac.

Prej disa muajsh “Quiz TV”, që transmetohet në ekranin e ‘News24’ ka bërë të lumtur shumë qytetarë shqiptarë me dhuratat që ofron falë përgjigjeve të sakta. Makina Volksvagen Polo një nga çmimet e mëdha të quizit kap shifrat e 15700 eurove.

Përmes numrave të linjës 0900 që shfaqen në ekran “Quiz TV”, me autorësi të Artur Bejzajdes dhe Zoran Maidak vjen çdo ditë të javës në News24 duke sjellë argëtim, informim, dhe shumë surpriza e shpërblime për fituesit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: