Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka publikuar pamje nga shkolla e fshatit Mizë, e cila shihet se është totalisht e amortizuar.

Korreshi deklaron se për këtë shkollë është protestuar nga banorët e zonës dhe nxënësit për vite me radhë, por se kjo nuk ka zgjidhur asgjë. Ai theksoi se fëmijët detyrohen të ndjekin mësimin në shkollat e fshatrave fqinjë, në Kryekuq dhe Divjakë.

“Rikthehemi pas një viti në shkollën Mizë, e kemi denoncuar para zgjedhjeve. Shihni gjendjen ku është lënë, është shkatërruar dhe prishur. Fëmijët detyrohen të udhëtojnë disa kilometra për t’u arsimuar, kur shkolla mund të rregullohej me pak para. Ambienti vijon të degradohet. Ja si është reforma në arsim. Kanë vjedhur edhe kasat e dyerve, godina nuk është marrë as në ruajtje”, thotë ai.

Postimi i plotë:
Shkolla Mizë, ky premtim i madh Qivirritar vazhdon të jetë në kushte mizerabel.
Familjet dhe fëmijët 4 vite më parë protestuan se donin shkollen e tyre sa më shpejtë, por edhe pas 4 vitesh ju ftoj të shikoni degradimin që ka kjo shkollë.
Fëmijët shkojnë në fshatrat ngjitur Kryekuq dhe në Divjakë duke u shtuar kosto familjeve, por edhe kohë.
Nderkohë që po të shohim në rrjete sociale, konkretisht ne Facebook, kjo shkollë rezulton të jetë efektive në letra, por nuk dimë ku e ka selinë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb