Kupa e Shqipërisë në raundin e parë nuk i ka shpëtuar çudirave. Disa ndeshje nisën me vonesë, por ndër ta pati edhe një takim i cili u ndërpre.
Ndeshja Tomori-Bylis ishte ajo që pati këtë fat. Takimi i cili u ndërpre në minutën e 65-të pas largimit të forcave të policisë të cilët deri në atë çast patën tentuar edhe disa herë të tjera të njëjtin veprim, të abondonin ndeshjen.
Sdida e parë raundit të parë të Kupës ishte vendosur të luhej në Çorovodë, aty ku forcat e rendit munguan që në start duke sjellë vonesë në startin e ndeshjes. Me kalimin e kësaj situate u luajt pjesa e parë që përfundoi me shifrat 0-0. Me fillimin e së dytës ndodh sërish e njëta situatë. Pjesa e dytë filloi sërish me vonesë sepse policia u largua nga stadiumi për disa minuta.
Pas rifillimit të ndeshjes, Bylisi kaloi në avantazh në minutën e 58 me anë të Limajt. Rreth minutës së 65-të forcat e rendit u larguan sërish nga stadiumi duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të takimit.
Me shumë mundësi, siç ndodh në raste të tilla, Tomori do ta humbasë sfidën në tavolinë me rezultatin 0-3 pasi klubi do të akuzohet për organizim të dobët të ndeshjes.
Probleme me prezencën e forcave të rendit pati edhe në Kavajë për ndeshjen Besa-Tirana. Ky takim filloi 15 minuta me vonesë, vetëm pasi klubi kavajas siguroi prezencën e policisë private në stadium.
(e.k/BalkanWeb)