Klubi në hall para startit. Policia e shtetit ka refuzuar fillimisht kërkesën e bërë nga klubi për mbarëvajtjen e Turbina-Naftëtari, që duhet të luhet sot, në “Nexhip Trungu”.

Nga ana tjetër, drejtuesit kanë gati një plan “B” nëse policia vazhdon me të vetën, ndërsa ka menduar që të marrë polici private. Sakaq, Trajneri Sinan Bardhi deklaron se skuadra është në formë optimale dhe çdo lojtar e ka tashmë të qartë objektivin. “Jemi në start të edicionit dhe natyrisht që mobilizimi i grupit është maksimal.

Futbollistët prej kohësh kanë marrë ngarkesën e duhur dhe tashmë janë gati për sfidën. Naftëtari nuk është një kundërshtar i lehtë, kështu që duhet vëmendje dhe impenjim maksimal.

Personalisht, nuk e diskutoj trepikëshin në këtë sfidë. Është një mundësi ideale që përpos fitores, të ofrojmë edhe argëtim për sportdashësit tanë”, u shpreh numri një i cërrikasve./panoramasport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: