Themeluesi i revistës ndërkombëtare për të rritur “Playboy”, Hugh Hefner, do të varroset pranë aktores ikonë të Hollivudit, Marilyn Monroe.
Hefner u nda nga jeta të mërkurën në moshën 91-vjeçare.
Ai e ka blerë varrin pranë Monroes në vitin 1992, për 75 mijë dollarë. Marilyn Monrore, e cila ka vdekur në vitin 1962, ka qenë vajza e parë e ballinës në Playboy, në vitin 1953.
Kjo revistë, në kulmin e saj, është shitur në shtatë milionë kopje në muaj.
Në tetor të vitit 2015, ajo ka ndaluar publikimin e fotografive të grave nudo.
(BalkanWeb)